
Makina e një biznesmeni inertesh shpërtheu me një sasi prej 200 gramësh C4, që ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit. Mjeti tip “Passat”, në pronësi të biznesmenit Ndok Rajta ishte parkuar pranë Kopshtit Botanik dhe nga shpërthimi nuk pati të lënduar.



