
Gjykata e Vlorës ka njohur mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. “Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vorë, vendosi vërtetimin e mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarkut Vlorë, Zoti Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore të zhvilluar më 14 Maj 2023”, thuhet në vendimin e gjyqtares Herila Cela. Njohja e mandatit i hap rrugë ceremonisë së betimit, por Beleri është aktualisht në burg për akuzën “shitbleje votash”. Beleri e ka ankimuar vendimin e Apelit të Posaçëm, i cili la në fuqi masën “arrest me burg”, por seanca nuk është zhvilluar ende. Dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Fredi Beleri u vu në pranga me dyshimin se po blinte vota. Ai fitoi me 19 vota diferencë përballë rivalit të majtë.



