Kur lindi, ishte fillimi i shekullit të kaluar, në një fshat të vogël në Ande dhe ai kishte filluar të punonte tokën që fëmijë.
Jetëgjatësia e tij në vendin e tij Venezuelë ishte bërë legjendare edhe pse rekordi i fundit, i shumë të tjerëve në vitet e fundit, aq sa meritonte një “tweet” nga presidenti Nicolas Maduro.
Venezueliani Juan Vicente Perez Mora, i certifikuar në vitin 2022 nga Rekordet Botërore Guinness si njeriu më i vjetër në botë, vdiq mbrëmjen e së martës në moshën 114-vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur presidenti Nicolas Maduro.
“Juan Vicente Perez Mora kaloi në përjetësi në moshën 114 vjeç,” shkroi Maduro në X. Perez u konfirmua zyrtarisht si njeriu më i vjetër i gjallë më 4 shkurt 2022 , kur ishte 112 vjeç e 253 ditë, sipas Guinness
Babai i 11 fëmijëve, në vitin 2022 kishte 41 nipër e mbesa dhe 30 stërnipër. Një ish-fermer i njohur si “Tio Vicente”, Perez lindi në El Cobre, në shtetin Ande të Tachira, më 27 maj 1909.
“Në moshën pesë vjeçare, ai filloi të punonte me babanë dhe vëllezërit e tij në bujqësi dhe ndihmoi në korrjen e kallam sheqerit dhe kafesë”, thuhej në një deklaratë Guinness të vitit 2022.
Në jetën e tij të gjatë, ai ishte edhe sherif dhe ndërsa punonte ende në sektorin e bujqësisë ishte përgjegjës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për tokën dhe familjen.



