Procesi i rindërtimit/ Tomorri: Veliaj, i vetmi bashkiak me fuqi politike që menaxhon vetë procesin  (VIDEO)

Procesi i rindërtimit/ Tomorri: Veliaj, i vetmi bashkiak me fuqi politike që menaxhon vetë procesin  (VIDEO)

Procesi i rindërtimit të banesave të cilat kanë pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit, do të menaxhohet nga Fondi Shqiptar i rindërtimit ose nga Enti i banesave, të cilat do të meret me prokurimin dhe procesin e rindërtimit të shtëpive të reja. Por për gazetarin e ekonomisë, Klodian Tomorri, kjo “përjashtohet” për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili duket se do të menaxhoj vetë procesin e rindërtimit, falë fuqisë së tij politike .

“Nëse e keni parë, ka një detaj shumë interesant, se nëse në bashkitë e tjera programi i rindërtimit do të menaxhohet nga Fondi Shqiptari i Rindërtimit, ose nga Enti i banesave, pra në Durrës, në Thumaën, në Krujë, pra në çdo vend ku ka pasur ndërtim, do të jetë ky fond, do të prokurojë dhe do të rindërtoj shtëoi të reja, në Tiranë, kjo detyrë ju la bashkisë sëTiranës. Kjo tregonë për fuqinë që ka sot, kryetari i bashkisë së Tiranës, përkatsisht fuqinë politikë që gëzon Erion Veliaj, i cili ndryshe nga bashkiakët e tjera, do ta menaxhoj vet procesin e rindërtimit dhe janë  me mijra banesa që do të rindërtohen dhe bëhet fjalë për qindra miliona euro që do të prokurohen”.

Tomorri, në studion e TvT, foli edhe për ndërtimet vend e pavend që po bëhen në Tiranë, e cila sipas tij, me gjithë premtimet e Veliaj që nuk do të ndodhin, ato kanë shëndërruar Tiranën në një kantierë ndërtimi , dhe në një tëritor ku po ndërtohet pa kriter, jashtë praktikave dhe standardeve.

“Sot ndërtimi është një ga burimet kryesore të parave qe mbledh bashkia sepse i intereson , edhe për faktin e taksës 8 përqind për infrastrukturë, por edhe nga detyrimet tjera që vilen për çdo ndërtim të ri, për çka përfiton bashkia”.

Gazetari ekonomik, në analizën e tij, u ndal edhe te çështja e tërheqjes së kompanisë ndërtuese për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, për çka sipas, tij, solli edhe tërheqjen e bashkisë së Tiranës , falë presionit të publikut.

“Padia, presioni popullor, kundërshtimet që kanë ardh nga faktori ndërkombëtar, sepse ka pasur edhe kundërshtime nga Komisioni Evropian, të cilët janë shprehur se cënonte konkurencën. Tani do të shofim se me çfare vlere si fond limit prje 300 mijë euro dhe e dyta, mënyra e financimit, bashkia ka deklauar se një pjesë e fondit do të jetë nga fondet e veta, një pjesë nga qeveria, që në fakt, është  e vështirë, sese buxheti i shtetit do të ketë vështirësi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy