Krime, shpërthimi shkatërron raketat ruse të destinuara për flotën e Detit të Zi

Krime, shpërthimi shkatërron raketat ruse të destinuara për flotën e Detit të Zi

Raketat ruse “Kalibr” të transportuara me tren në flotën ruse në Detin e Zi u shkatërruan në një shpërthim në qytetin Dzhankoi të Krimesë.

Njoftimi u bë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës. Autoritetet në Kiev, cituar nga CNN, nuk e kanë marrë drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmin, duke deklaruar gjithsesi se ai shërben për “çmilitarizimin e mëtejshëm të Rusisë dhe përgatitjen e gadishullit të Krimesë për çlirimin nga okupimi”.

Sergei Askyonov, kreu i autoriteteve lokale pro-ruse, konfirmoi sulmin dhe aktivizimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të rajonit njoftoi rrëzimin e dy dronëve ukrainas në Dzhankoi.

Si pasojë e shpërthimit një person është lënduar dhe dy ndërtesa janë dëmtuar.

Dzhankoi është një nyje kyçe rrugore dhe hekurudhore që luan një rol të rëndësishëm në furnizimin e operacioneve të Rusisë në Ukrainën jugore.

Krimea ka gjithashtu një port të rëndësishëm dhe një bazë të madhe detare për flotën ruse të Detit të Zi në qytetin e Sevastopolit. Disa nga luftanijet më të rëndësishme të Rusisë janë ankoruar atje, duke përfshirë anije sipërfaqësore të pajisura me raketa lundrimi.

SHBA e ka akuzuar më herët Rusinë për përdorimin e raketave lundruese të lëshuara nga anijet në Detin e Zi për të goditur objektivat civilë në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy