Vrasja në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e autorit: S’kisha qëllim ta vrisja, qëllova për vetëmbrojtje (VIDEO)

Vrasja në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e autorit: S’kisha qëllim ta vrisja, qëllova për vetëmbrojtje (VIDEO)

Një 15-vjeçar u vra me thikë në Shkodër pas një sherri, ndërsa ndërroi jetë në spital. Lidhur me këtë, gazetarja Bendis Druni në një lidhje me ‘MCN Live’ ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 minuta ku konflikti mes dy 15 vjeçarëve ka përfunduar me vdekjen e Emiljano Gjonit.

Ajo shprehet se në dëshminë e tij autori i dyshuar i kësaj ngjarje ka deklaruar se ka qenë viktima që e ka sulmuar i pari me thikë se goditja nga ana e tij ka ardhur në kushte të vetëmbrojtjes dhe pse nuk ka pasur si qëllim që ta vriste.

Policia pas informimit ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për hetimet dhe zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Autori në momentin e kryerjes së krimit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Klodian Kolbuci autori në dëshminë e tij i cili u vu në pranga 3 orë pas ngjarjes është shprehur se e gjithë ngjarja dhe akti që ka bërë është bërë për vetëmbrojtje pasi ka qenë viktima i pajisur me thikë dhe ka qenë Emiljano Gjoni që e ka goditur fillimisht me thikë dhe në kushtet e vetëmbrojtje ai i ka marrë thikën dhe e ka qëlluar.

Ai është shprehur se nuk ka pasur për qëllim ta vrasë por vetëm ta plagosë por goditja ka qenë fatale duke qenë se ka prekur zemrën. Viktima është qëlluar vetëm një herë në zemër dhe goditja ka qenë fatale.

Autori është plagosur në sup me thikë por jashtë rrezikut për jetën. Të dy të moturit kanë qenë nxënës në të njëjtën shkollë dhe besohet se konflikti ka pasur zanafillën që në shkollë dhe ka vijuar dhe jashtë saj duke u përmbyllur në mënyrë tragjike me vdekjen e Emiljano Gjonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy