Horrori në Divjakë/ Arrestohet 36-vjeçari, nën akuzë se dhunoi dhe përdhunoi gjyshen 89-vjeçare

Horrori në Divjakë/ Arrestohet 36-vjeçari, nën akuzë se dhunoi dhe përdhunoi gjyshen 89-vjeçare

Policia e Divjakës ka vënë në pranga 36-vjeçarin, i cili akuzohet se dhunoi dhe përdhunoi gjyshen e tij 89-vjeçare. Një ditë më parë, djali i të moshuarës dhe vetë kjo e fundit, kanë treguar horrorin e ndodhur orët e vona të së shtunës. Ndërkohë, shtetasi S. M., një ditë më parë është arrestuar vetëm nën akuzën e dhunës fizike ndaj të moshuarës, ndërsa pas deklaratave të familjarëve të saj, policia “ka reflektuar” duke ngritur ndaj të riut edhe akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me dhunë, ndaj personave të pazotë për t’u mbrojtur”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në fshatin Grabian, Divjakë, në banesën e gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe, ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me këtë shtetase. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur’”, njoftoi policia.

Por çfarë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Grabian, pikërisht në familjen Meçani. Sipas burimeve nga policia, Ismet Meçani, djali i të moshuarës së dhunuar, ka treguar se nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja. Ai është shprehur se kishte shkuar në Fier për të pritur djalin që i vinte nga Greqia. Ndërkohë, kur është kthyer në banesë, e ka gjetur nënën e tij të moshuar, të zhveshur dhe të masakruar në fytyrë e trup. Gjithë këtë, e moshuara i ka thënë të birit se e kishte bërë Saimiri, nipi i saj.

Më tej, policia ka marrë edhe deklaratën e 89-vjeçares, e cila është shprehur se nipi i saj, bëri me të çfarë deshi vetë. Ajo është dërguar mëngjesin e djeshëm në spitalin e Lushnjës, ku ka marrë trajtim mjekësor dhe ka qëndruar e shtruar aty për shkak të dëmtimeve të shumta që kishte marrë si pasojë e dhunës që i riu kishte ushtruar. Nga ana tjetër, mësohet se i riu ka qenë në gjendje të dehur. Ai është marrë në pyetje, ndërsa nuk ka pranuar të ketë ushtruar dhunë seksuale ndaj gjyshes së tij. Pavarësisht kësaj, do të jetë përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë llojin e dhunës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy