
Komisioni Hetimor për Inceneratorët vijon pyetjen me marrjen e dëshmive të personave që janë dhe kanë qenë më afër inceneratorëve.
Kryetarja e komisionit ka bërë me dije se sot mungon Loran Dusha administrator i Fierit i cili ka hezituar të marrë pjesë për të dhënë dëshminë e tij duke u justifikuar se është me Covid. Sipas Tabakut ai është stepur pasi ka parë pyetjet që bëjnë deputetët në këtë komision.
Në orën 10:00 ne kishim thërritur për të dëshmuar zotin Lorant Dusha, administrator i inceneratorit të Fierit. Ai kishte dëgjuar që ishte dëshmitar, ne i kishim nisur një shkresë që e kishte sjellë mbrapsht. Na kishte sjellë përgjigje që është shumë i dëshiruar që të vijë në këtë komision, do patjetër që të dëshmojë, kishim rënë dakort që do të vinte ndërsa sot në mëngjes sjell një letër që është me Covid. Kështu sëmuren këta me Covid sa herë ndodh diçka. Ky Komision do të presi 24 orë, do t’i kërkoj Kuvendit që ta riskedulojmë takimin që të komunikojmë me të me një nga platformat e teknologjisë.
Ndërkohë sot Edmond Spaho është tërhequr nga komisioni pasi ka theksuar se duket qartë që maxhoranca po përdor të gjithë mënyrat për të shmangur punën e komisionit ndaj ai e di që fati i tij do të jetë si të tjerët.
Nuk i vura në diskutim përpjekjet e Opozitës për të hedhur dritë mbi këtë aferë, tuajat apo të kolegëve. Kur kam pranuar të marr pjesë në këtë komision, kam besuar. Nga praktika e komisioneve të mëparshme parlamentare, shoh që ky komision do të ketë të njëjtin fat si të tjerët. Maxhoranca, pavarësisht se ndodhet në konflikt interesi, do të vijojnë të sabotojnë sikur ndodhi dje. Gazetari duhej pyetur sot sërish dhe duhet të kishte mbaruar pjesa e interpretimit të ligjit. Nuk kam gjë me ju uroj të vazhdoni.



