Homazhet për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Terezës, do të ndihej i mbrojtur gjatë kalimit nga kjo botë në tjetrën

Homazhet për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Terezës, do të ndihej i mbrojtur gjatë kalimit nga kjo botë në tjetrën

Shqipëria prej dy ditësh është në zi kombëtare për humbjen e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Drupal Ad

 

 

 

Ndërkohë sot, trupi i Kadaresë do të përcillet për në banesën e fundit me nderime të larta përmes një  ceremonie shtetërore.

Në Teatrin e Operas dhe Baletit përfunduan homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, tha se në këtë skenë që përkoi me një ceremoni për Nënë Terezën, nuk kishte si të mos ndodhte më mirë rastësia që Kadare të përcillej nën hijen e saj, qqë të ndihej i mbrojtur gjatë kalimit nga kjo botë në tjetrën.

Mbi trupin e Ismailit  nuk e solli kush e përgatiti këtë ceremoni shtetërore. Ishte këtu. Kishte ardhur më parë. Njoftimi që salla ishte zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty, më erdhi bashkë me foton e kësaj skene e cila po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lëreni aty iu thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk do t’i shkonte mendja çka rastësia e solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj shqiptares që i takon botës assesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës. Duke pas njohur e dita në çast që nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili sy mbyllur do të ndihej i marrë nën mbrojtje nga të tërë ata shumë që s’e donin dhe ata jo pak që e donin, por s’do t’i donte assesi rrotull përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën.

Qëkur lajmi i vdekjes së Ismailit mori dhenë, më erdhën mesazhe të shumta dhe sugjerime për vendvarrimin e tij. Nga vendi tek vëllezërit Frashëri tek varrezat e dëshmorëve në Kosovë. Nëse do i tregoja se si do të kryhej ceremonia, siç thoshte Gabriel Garsia Marquez do ti vinte plasja që merrte dot pjesë në funeralin e vet. 

Kryeministri Rama bëri të ditur se sipas kërkesës së bashkëshortes Helena dhe vajzave, cermenoia e varrimit në varrezat e Tufinën do jetë tërësisht familjare. Kadare e meriton të prehet në një banesë që ishte vetëm e tija, jo te dëshmorët sepse nuk ishte dëshmor. Jo të vëllezërit Frashëri, se nuk na e kishte borxh t’ja ndalojmë vetminë e tij aq të dashur. Jo te parku përballë Rogneri apo te fusha te Kryeministria sepse një hapësirë urbane nuk i mban bashkë të gjallët dhe të vdekurit. Do ishte sikur bashkë me vdekjen t'i imponohej një dënim në ferr. Ismail Kadare mori të tërë nderimet e botës. Ai erdhi shkroi dhe iku. Ne kemi detyrim ti japim një banesë ku të mos cenohet nga dashuria e pa kërkuar, fqinjësia dhe as nga tubimet apo fjalimet. Është kërkese e Helenës që vendosja e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm nga familjarët.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy