
Numri i foshnjave të lindura në Gjermani në vitin 2016 është më i larti në 20 vjet.
Shifrat dalin nga Zyra Federale e Statistikave. Sipas tyre, në Gjermani kanë lindur 792 131 foshnje në vitin 2016. Ky është niveli më i lartë i lindjeve qysh në vitin 1996.
Megjithatë, kjo rritje nuk është e njëtrajtshme në të gjithë vendin. Në pjesën perëndimore, numri i lindjeve është rritur me 8%, ndërsa në lindje ka rënë me 4 %.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave, ky zhvillim ndodh kryesisht për shkak të faktit se gratë e moshës 30 deri në 37 vjeçe kanë më shumë fëmijë.
Ndërsa lindjet nga gratë gjermane janë rritur në mënyrë të moderuar, rritje dramatike kanë shënuar gratë që nuk kanë shtetësinë gjermane.
Me rreth 800 000 mijë fëmijë të lindur në total në vitin 2016, Gjermania shkon në nivelet që ka pasur në vitin 1996.



