
Pjesa e parë e ditës do të ketë mbizotërim të motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore.
Ndërsa në orët e pasdites pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht edhe pjesërisht në ultësirën perëndimore.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.



