Kryebashkiaku socialist i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur sot në SPAK. Prania e tij në Prokurorinë e Posaçme vjen pasi ai u mor i pandehur për veprën penale shkelje e barazisë në tendera.
Dyshohet se Isai së bashku me vartës të tij kanë favorizuar kompani të caktuara gjatë procedurave të tenderave. Organi i akuzës dyshon se ai se bashkë me punonjës të tjerë të bashkisë kanë favorizuar operatorë ekonomikë të caktuar gjatë procedurave të tenderave.



