Irlandë, paralajmërimet shëndetësore për verën dhe alkoolin kthehen në ligj

Irlandë, paralajmërimet shëndetësore për verën dhe alkoolin kthehen në ligj

Irlanda miraton ligjin i cili kërkon etiketimin e pijeve alkoolike, përfshirë verën, me paralajmërime mbi rreziqet shëndetësore. Ky është shembulli i parë në Europë.

Teksti parashikon që etiketat e produkteve alkoolike tregojnë përmbajtjen e kalorive dhe gramët e alkoolit në produkt. Duhet të specifikohen gjithashtu paralajmërimet për rrezikun e konsumimit të alkoolit gjatë shtatzënisë dhe për rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë dhe kancereve fatale për shkak të konsumimit të alkoolit.

Ligji do të zbatohet pas një periudhe tranzicioni prej tre vitesh, duke filluar nga 22 maj 2026.

Ministri i Shëndetësisë, Stephen Donnelly, u shpreh i kënaqur për miratimin e ligjit.

Jam i kënaqur që ne jemi vendi i parë në botë që kemi ndërmarrë këtë hap dhe kemi futur etiketim të plotë shëndetësor të produkteve të alkoolit.

Mezi pres që vendet e tjera të ndjekin shembullin tonë.

Vendimi i Irlandës për alkoolin ka ngjallur kritika nga disa shtete të Bashkimit Europian, përfshirë Italinë, nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe nga prodhuesit e pijeve alkoolike si një pengesë e pajustifikuar dhe disproporcionale për tregtinë.

Komisioni Europian ka dhënë dritën jeshile për miratimin e heshtur ndaj propozimit irlandez, pavarësisht polemikave.

Tema do të jetë në axhendën e një takimi të Komitetit të Barrierave Teknike të Tregtisë më 21 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy