Akuzat për tjetër avion droge, Policia: Fluturoi dhe u ul në Rinas

Akuzat për tjetër avion droge, Policia: Fluturoi dhe u ul në Rinas

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka denoncuar uljen e një tjetër avioni në Durrës. Sipas deputetit të PD, avioni ka qenë i ngarkuar me drogë. 

Në denoncimin e tij, Dogjani i është referuar disa fotove të postuara në rrjetet sociale ku duket një avion teksa fluturon ulët mbi periferinë e Durrësit. 

Por në një reagim të policisë së Durrësit, mohohet që avioni të ketë bërë ulje. Sipas policisë, sot pasdite një avion sportiv i një shoqërie shqiptare ka kryer një fluturim në itinerarin Rinas-Gjir i Lalëzit -Rinas.
 
"Avioni ka fluturuar konform rregullores së Aviacionit Civil me lejen e autoriteteve të Rinasit. Avioni nuk është ulur, por ka fluturuar mbi Gjirin e Lalëzit dhe është kthyer në vendin e nisjes, aeroportin "Nënë Tereza". 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy