Kandidatët në “luftë” me herësin (VIDEO)

Kandidatët në “luftë” me herësin (VIDEO)

Edi Rama dhe Lulzim Basha u përpoqën në çdo mënyrë t'i bindnin shqiptarët, se po i hapnin listat zgjedhore, dhe këtë po e bënin për t'u dhënë atyre mundësinë për të zgjedhur kandidatin e preferuar.

Partitë politike tanimë i kanë depozituar listat përfundimtare me kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare. Votat preferenciale pritet të sjellin një betejë të fortë brenda partive politike, ku kandidatët do tentojnë të sigurojnë sa më shumë vota, së pari për të treguar peshën e tyre në elektorat, së dyti, për të bërë kapërcimin nga renditja që u ka bërë kryetari i tyre.

Ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor mundësojnë votën parapëlqyese: çdo qytetar, krahas votës për partinë, do të ketë mundësinë e votimit të kandidatit preferencial në listën e partisë.

Pas votimit, numërohet votat dhe kryhet ndarja e mandateve për secilën parti, duke u vënë edhe vija e kuqe mes listës fituese dhe asaj jo fituese.

Pas vendosjes së kësaj vije, hyjnë në lojë votat preferenciale, që i mundësojnë kandidatit kapërcimin nga lista humbese në atë fituese. Për të ndodhur kjo, është e nevojshme që kandidati të ketë marrë herësin e votave në atë qark të forcës politike që e ka kandiduar + 1 votë.

Nëse marrim në referencë zgjedhjet e 2013-s, ku dy forcat kryesore politike, PD dhe PS, ashtu sikurse LSI, garonin nën siglat e tyre, për qarkun e Tiranës, herësi për PS do ishte 12 427 vota, për PD 13 770 vota, ndërsa për LSI 11 798 vota.

Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor përcaktojnë se një kandidati i duhen 10 mijë vota parapëlqyese për të hyrë në garën për rirenditje ne listë. Megjithatë, nëse një kandidat ka marrë herësin e votave dhe të gjithë kandidatët para tij kanë marrë më pak vota, qofshin edhe 10 mijë, ky kandidat mund t'i zhvendosë.

Për qarkun e Tiranës

PS ka marrë 198 837  vota në 2013, dhe prodhoi 16 mandate.

Referuar listës së 2021, nëse PS do siguronte po kaq mandate, atëherë, emri i parë në listën jo fituese, pra kandidati i 17, Alqi Bllako, mund të zërë vendin e kandidatit të parë mashkull n 137 listë fituese, pra të Ervin Bushatit, vetëm nëse Bushati ka marrë më pak vota se herësi, pra më pak se 12 427 vota.

Për të njëjtin qark, PD në 2013 mori 151 mijë e 472 vota dhe siguroi 11 mandate. Referuar listës së 2021, nëse selia blu merr të njëjtin numër mandatesh, atëherë kandidati i 12, në listë jo fituese, Mesila Doda, mund të zhvendosë vendin e sigurt të Jorida Tabakut, nëse kjo e fundit ka marrë më pak vota se herësi, pra 13 770 vota.

LSI në 2013, mori 35 394 vota dhe siguroi 3 mandate. Referuar listës së 2021, nëse LSI merr të njëjtin numër mandatesh, kandidati i katërt, Endrit Braimllari, nuk mund të zhvendosë asnjë prej 3 emrave të parë, që janë gra. Kjo pasi, një kandidat mashkull nuk mund të zhvendosë një kandidate femër. Praktikisht, nëse LSI fiton tre mandate, me këtë skemë kandidmi që ka zgjedhur LSI, i ka siguruar vendin tre kandidatëve Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.

Herësi i votave, ka synuar veçanërisht qarqet e vogla, që prodhojnë pak mandate, dhe ku arritja e marrjes së 10 mijë votave për një kandidat do të ishte e pamundur.

Damian Gjiknuri, shpjegon për MCN llogaritjen e rezultatit, në qarkun Kukës, i cili në 2013 prodhoi 4 mandate.

Ndërsa Ivi Kaso, sekretar për çështjet zgjedhore në PD, shpjegon formulën që nxjerr deputet një kandidat të pavarur.

Në zgjedhjet e 25 prillit në garën për deputetë kanë hyrë 1 842 kandidatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy