Ceko: 20% e buxhetit për 2026 do të shkojë për të paguar interesat e kredive që kemi marrë. Duhet të ishim tek 15 mld euro

Ceko: 20% e buxhetit për 2026 do të shkojë për të paguar interesat e kredive që kemi marrë. Duhet të ishim tek 15 mld euro

Enriko Ceko, ekspert ekonomie tha në studion e MCN Economy se 20% e buxhetit për 2026 do të shkojë për të paguar interesat e kredive që kemi marrë këto vite.

 

Sipas Cekos, është mirë që buxheti i shteti është shtuar, por në situatën ku ndodhet vend do duhet të ishim tek 145-15 miliardë euro. 

 

Vetë qeveria e pranon që gjysma e ekonominë shqiptare është ekonomi e zezë dhe gri. Ne vjelim 8.5 miliardë euro dhe pastaj thuhet që sërish do dalim në tregun ndërkombëtar dhe të marrin 650 mln euro. 

Sa vite kemi që dalim në tregun ndërkombëtar dhe marrim 500-600 milionë euro çdo vit? 

 

20% e buxhetit për 2026 do të shkojë për të paguar interesat e kredive që kemi marrë këto vite. Ka qenë optimale marrja e kredive çdo vit nga 600 milionë euro, kur këtë vit na duhet që një pjesë të mirë të buxhetit ta përdorim për të shlyer interesat e kredive që kemi marrë më parë? Jo. Nuk duhet të ishte marrë. Të gjithë kanë thënë që ky borxh do na kthehet në boomerang. Është mirë që është shtuar buxheti i shtetit por duhet të ishim tek 14-15 miliardë euro.  

 

Më tej Ceko tha se deri më tani nuk është e qartë se cila është formula e shtimit të pensionit në aspektin ditor. 

 

Askush nuk e ka përmendur ekzakt se cila është formula e shtimit të pensionit në aspektin ditor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy