Xherri: Mbipeshkimi ka zhdukur specie të ndryshme, rritja e konsumit të peshkut të rezervatit lidhet me çmimin

Xherri: Mbipeshkimi ka zhdukur specie të ndryshme, rritja e konsumit të peshkut të rezervatit lidhet me çmimin

Sektori i peshkimit duket si i mbetur jashtë vëmendjes së institucioneve publike. Lidhur me këtë temë në ‘MCN Economy’ aktivisti për çështjet e mjedisit Xhemal Xherri u shpreh se ekosistemet ujore në Shqipëri ekspozohen ndaj shumë kërcënimeve.

Ai tha se dhe vetë peshkatarët kanë mungesa të njohurive për mënyrat e peshkimit, teksa theksoi se mbipeshkimi ka zhdukur specie të ndryshme në zona të ndryshme të vendit.

Sipas tij me rëndësi mbetet fakti i mbrojtjes së habitateve dhe ekosistemeve në përgjithësi sepse kjo do sillte një peshk më të shëndetshëm dhe më me vlera.

Nga studimet që kemi realizuar në faunën e egër te sistemet detare dhe ujore ne vlerësojmë dhe kërcënimet që faunës së egër i shkaktohet. Në rastin e ekosistemeve lumore dhe detare ka kërcënime të ndryshme si reduktimi i peshkut.

Nëse merremi me atë të lumenjve ndotja nga shumë faktorë dhe mbetjet e qyteteve apo sistemeve të derdhjes së ujërave të zeza, zagorishtet, shkatërrimi i këtyre habitateve çojnë në shkatërrimin e peshkut.

Përmes studimit zbuluam se blini është njëlloj që ishte zhdukur. Si për blinin në lumin e Bunës mund të ketë dhe ekosisteme në lumenj të tjerë apo dhe në dete metoda të ndryshme të peshkimit të gabuar çojnë në reduktimin apo zhdukjen e llojeve të caktuara të peshkut tonë.

Ka autoritete përkatëse por nga çfarë kemi parë në terren ka raste të shumta të peshkimit të paligjshëm jo vetëm në zonën e Shkodrës por dhe në vende të tjera të vendit tonë.

Metoda e dinamitit është fatkeqësisht metoda më e dëmshme e cila është përdorur shumë në jugun e Shqipërisë.

I pyetur pse ndodh që ne ta konsumojmë peshkun më pak se fqinjët tanë, Xherri tha se kjo mund të lidhet me diçka kulturore, jemi më të afeksionuar pas mishit dhe jo peshkut.

Doja të shtoja me kuotat e peshkut mbi disa të dhëna që kam lexuar në botë duket se ka një ndryshim të përdorimit të peshkut si të egër dhe rezervatit.

Nëse më përpara kishim 50% të egër dhe 50% të rezervatit, duket sikur kjo e dyta ka marrë përqindje më të lartë, kjo në nivel botëror.

Ajo që duhet theksuar sigurisht është mbrojtja e habitateve dhe mbrojtja e ekosistemeve në përgjithësi sepse kjo do sillte një peshk më të shëndetshëm dhe më me vlera.

Duke përmendur dhe faktin se peshku është një indikator që e përdorim jo vetëm ne njerëzit por dhe lundërza, pelikani pra fluksi duhet të jetë më i madh se ka shumë të tjerë që ushqehen me peshkun. Është rritur goxha përqindja e përdorimit të peshkut nga rezervati, përdorimi i të cilit lidhet me çmimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy