Kina dërgon trupa të reja në Hong Kong

Kina dërgon trupa të reja në Hong Kong

Automjetet ushtarake kineze janë parë duke lëvizur përtej kufirit në Hong Kong, në ato që u quajtën  lëvizje të rregullta të trupave, ndërsa frika u zgjua se qyteti mund të shihte një goditje të udhëhequr nga Pekini pas disa muajsh trazirash politike, raporton TheGuardian.

Ushtria e Kinës tha se ka dërguar trupa të reja në Hong Hong, në kuadër të një rotacioni rutinor.

Megjithatë, qyteti që është qendër financiare e rajonit po përgatitet për një tubim të ri politik, të shtunën, kundër kontrollit në rritje të Pekinit.

Pamjet e automjeteve të blinduara duke kaluar kufirin nga qyteti Shenzhen për në Hong Kong, kanë rritur shqetësimet se ushtria kineze mund të ndërhyjë kundër protestuesve dhe mund të vendoset në rajonin gjysmë-autonom.

Hong Kongu, ish-koloni britanike, është pjesë e Kinës, por gëzon liri unike që nuk shihen në pjesën tjetër të shtetit.

Protestat atje kanë nisur qysh në mars, për shkak të një projektligji që do të mundësonte ekstradimet në Kinë.

Edhe pse autoritetet e kanë pezulluar projektligjin, protestat janë zgjeruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe ndikimeve të Kinës.

Kina ka thënë më herët se protestat në Hong Kong kanë shkaktuar “dëme serioze për sundimin e ligjit”.

Në një rast, autoritetet kineze kanë thënë se përleshjet e dhunshme midis protestuesve dhe policisë në Hong Kong “i ngjajnë terrorizmit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy