Rritje temperaturash deri në 35 gradë, parashikimi si do të jetë moti sot

Rritje temperaturash deri në 35 gradë, parashikimi si do të jetë moti sot

Bregdeti paraqitet me kthjellime por zonat e ulta dhe malore do kenë kalime vranësirash gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës por edhe orët e natës të sjellin largim të vranësirave nga vendi ynë duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke u luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 35°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Verior- Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Kthjellime dhe vranësira kalimtare do të mbizotërojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës gjatë paradites. Por mesdita dhe pasditja do të përmirësojnë kushtet atmosferike duke bërë që vranësirat të zhvendosen drejt zonave lindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme, ku më të dukshme do jenë në zonat lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të largoj vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy