
Vendimi i presidentit Pedro Pablo Kuczynski për të falur paraardhësin e tij Alberto Fujimori ka shkaktuar zemëratë tek populli në Peru. Menjëherë pas vendimit, vendi është përfshirë nga protesta të ashpra, kryesisht në kryeqytetin Lima. Ata kërkuan të anulohet vendimi për faljen e ish-presidentit, i cili është po vuante dënimin prej 25 vitesh për akuza të rënda si shkelje e të drejtave të njeriut, rrëmbime dhe korrupsion. Por presidenti aktual i Perusë tha se nuk mund të lejonte që ai të vdiste në qeli, ndaj vendosi faljen e tij, duke motivuar vendimin me shkaqe shëndetësore. Menjëherë pas vendimit, Fujimori u dërgua në spital në gjendje të rëndë, teksa protestat në rrugë vijojnë.



