Arjan Dyrmishi, ekspert i çështjeve të sigurisë iu përgjigj “jo” pyetjes së gazetarit Denis Dyrnjaja nëse Shqipëria po bën gabim që po ekspozohet si “vullnetare e dobishme” duke mikpritur afganët dhe muxhahedinët.
I ftuar në emisionin “Bilardo në MCN”, Dyrmishi tha se Shqipëria duke u bërë pjesë e NATO-s natyrisht ka ekspozime të caktuara dhe risqe, por kjo s’do të thotë që është më pak e sigurtë.

Sa i përket analizës neto të sigurisë, Shqipëria nuk ka humbur. Është investim i përbashkët. Shqipëria në mënyrë proaktive e ka synuar të përafrohet me komunitetin euroatllantik dhe e ka bërë këtë duke arritur shkallën e parë që është anëtarësimi në NATO dhe synon tani që të bëhet anëtare e BE-së. Duke u bërë pjesë e NATO-s natyrisht ka ekspozime të caktuara dhe risqe, por jo se në këtë rast është neto më pak e sigurt. Mund të elaborohet.



