Konfederata e Sindikatave kërcënon qeverinë Rama me protesta, nëse nuk merren parasysh kërkesat e saj, për kontratat kolektive, rritjen e pagës minimale me 30 % brenda 2017 dhe miratimin e statusit të profesionave të vështira.
Presidenti i kësaj sindikate, Kol Nikollaj, në një dalje për mediat i kujtoi kryeministrit Edi Rama, se ka ardhur koha që dinjiteti i punëtorëvë shqiptarë të mos nëpërmbet, ndërsa shtoi se protestat do jenë masive nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Nikolla evidentoi faktin se Shqiperia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka një ligj për veprimtarinë sindikale, e kjo sipas tij na rendit krahas vendeve të Afrikës Veriore.
“Nga ky takim i Asamblesë së Konfederatës së Sindikatave I bëj apel qeverisë Rama të shikojë me prioritet çështjen e Kontratave Kolektive pasi jemi i vetmi vend në rajon pa ligj për kontratat kolektive dhe veprimtarinë sindikale, Pagës Minimale dhe Miratimit të Statusit të Profesioneve të Vështira pasi në të kundërt do të përballet me protesta masive që do organizohen nga Konfederata e Sindikatave.
Kemi njoftuar të gjitha strukturat tona në mbarë Shqipërinë kemi marrë dakortësinë e tyre që nëse kërkesat tona bien në vesh të shurdhër atëherë qeveria do përballet me protesta masive nga jugu ne veri. Protestat nuk do jenë si ajo e çadrës së bulevardit që vërtiten rreth interesave meskine politike, por do jenë protestat e punëtorëve shqiptare që kërkojnë që dinjiteti i tyre të mos nëpërkëmbet”, tha Nikolla.



