Tensionet në veri të Kosovës, Deliu: Nëse do kishte trupa amerikane në KFOR nuk do të kishte vetëm të plagosur, por edhe të vrarë

Tensionet në veri të Kosovës, Deliu: Nëse do kishte trupa amerikane në KFOR nuk do të kishte vetëm të plagosur, por edhe të vrarë

Ish- anëtari i Forcave Speciale të Ushtrisë dhe njëherazi deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Denis Deliu deklaroi në studion e emisionit “FactCheck” se nëse në strukturën e KFOR në veri të Kosovës do të kishte trupa amerikane nuk do të kishte vetëm të plagosur, por edhe të vrarë.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Deliu tha se vendimi i Kurtit për të shoqëruar me polici 4 kryetarët në zyrat e tyre ka qenë i drejtë, pasi të zgjedhurve u rrezikohej jeta.

Në veriun e Kosovës policia ka pasur detyrë të shoqërojë dhe organizojë futjen e kryetarëve të zgjedhur në zyrat e tyre. Por, nisur dhe nga deklarata e Kurtit sipas informacioneve që ka pasur, e kanë detyruar që ai të marrë masat që kryetarët t’i shoqërojë me personel. Mendoj se ka qenë vendim i drejtë se i rrezikoj jeta këtyre kryetarëve. Policia është e tërhequr dhe KFOR ka kompetencat për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e Kosovës. Policia ushtron kompetencat e saj dhe këto vite forcat ndërkombëtare kanë trajnuar policinë e Kosovës.

KFOR ka pasur informacione se aty do të kishte dhunë, sulme që përdoren në protesta dhe këtë e tregon fakti që KFOR ka dërguar forcat hungareze dhe italiane që janë të mirëtrajnuar për menaxhimin e turmave dhe kishin mjetet e duhura.

Aty nuk kanë qenë thjesht protestues paqësor. Protestuesi paqësor nuk mban maskë, apo nuk hedh bomba molotov. Serbia ka ndikim në veriun e Kosovës.

E mendoj si lëvizje të zgjuar të komandantit të KFOR, vendosjen e forcave hungareze dhe italiane pasi Serbia ka marrëdhënie më të mira me Hungarinë sesa SHBA. Nëse do kishte forca amerikane në forcën e parë nuk do të kishte vetëm të plagosur por dhe të vrarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy