Deputeti demokrat Dasnor Sula në studion e ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se në Partinë Demokratike aktualisht nuk ka Basha, Berisha, por tre grupime.
Ai u shpreh se ndjehet i keq ardhur për situatën ku ka shkuar PD, ndërkohë që prej kohësh ka thënë se duhet të gjendej gjuha e komunikimit që Partia Demokratike të mos përçahej. Sipas tij humbja e PD ka ardhur dhe si rezultat i qeverisë Rama sepse aty vidhet dhe çfarë nuk ndodh dhe ai nuk bën asgjë.
Nuk ka Berisha, Alibeaj, Basha, ka tre grupime. PD ishte me dy pjesë deri më 6 mars një pjesë shumice që i takon foltores dhe një pjesë sigles së PD. Të thuash që ai s’ka asgjë, unë ndjehem aq i keq ardhur sepse më vjen në mendje ajo shprehja kur e shoh që them ‘mirë që u çmendën por pse të gjithë me një ditë’, sepse kam gjithë këtë kohë dhe thosha që të mos çahet Partia Demokratike duhet të gjenden kanalet e komunikimit.
Më tej ai deklaroi se vetë nuk ëhstë as me Bashën deh as me Berishën por mne Partinë Demokratike. Ndër të tjera ai shton se PD fatkeqësisht edhe siglën duhet me e rregulluar dhe ndryshuar
Unë jam me PD as me Bashën dhe as me Berishën. Nuk më intereson se kush bëhet kryetar, unë jam me Partinë Demokratike. Me këta nuk pajtohem sepse ka shumë problematika sepse menduan se ikja e Bashës zgjidh krizën, por jo ajo ndodhet këmbëkryq. Njëra palë besnike pranë Berishës, njëra besnike pas Bashës dhe njëra palë e mesit me asnjërën por me siglën e PD. Kjo është situata në PD. Unë po të isha ithtar i verbër dhe qorr që të vazhdoja pas 6 marsit me Bashën do isha besnik i tij, por jo. PD fatkeqësisht edhe siglën duhet me e rregulluar dhe ndryshuar, sot për sot institucioni i vetëm i ligjshëm është PD. Jam i vetmi person që kam thënë dua të rikthehet PD në gjendjen e para 9 shtatorit. Humbja e PD ka ardhur dhe si rezultat i qeverisë Rama sepse aty vidhet dhe çfarë nuk ndodh dhe ai s’bën asgjë.



