Shtyhet për në shtator pretenca për Saimir Tahirin (VIDEO)

Shtyhet për në shtator pretenca për Saimir Tahirin (VIDEO)

Shtyhet për shtator pretenca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një prononcim për mediat, pas daljes nga Krimet e Rënda, Tahiri tha se shtyrja ka shkuar përtej çdo limiti.

“U bënë dy vjet. Edhe shtyrja e sotme është e tepërt. Me pretendimin se gushti është pushim, më duket akoma më e tepër. Ishin kushtet për një gjykim të pandërprerë. Po zgjatet përtej çdo limiti të arsyeshëm. Nuk e kuptoj se si prokuroria nuk është e gatshme të bëjë punën e saj. Ose të dënojë një kriminel, ose të lërë të qetë një njeri të pafajshëm”, tha Tahiri.  

Ish-ministri tha se rasti i tij tregon se sa rëndojnë mbi qytetarët e thjeshtë zvarritjet e proceseve.

“Dy vjet humbje kohe. Për më shumë do i dëgjoni në seancë kur të dëgjoni pretentimet e prokurorisë e të miat. Shyqyr që u gjetën dokumentet. Merre me mend ca ndodh me njerëzit, kur unë e kam mundësinë të flas para jush, merre me mend se ç’ndodh me njerëzit”, tha ai. 

Seanca e radhës për Tahirin do të mbahet më 10 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy