Ngordhje masive peshqish pranë Manastirit të Zvërnecit, shqetësim për dëmtimin e ekosistemit (VIDEO)

Ngordhje masive peshqish pranë Manastirit të Zvërnecit, shqetësim për dëmtimin e ekosistemit (VIDEO)

Me dhjetëra peshq të ngordhur janë evidentuar mëngjesin e kësaj të mërkure në bregun e Lagunës së Nartës, pranë Manastirit të Zvërnecit. Videot janë bërë nga qytetarët, të cilët denonconin rastin në fjalë dhe ngrinin shqetësime mbi situatën e krijuar.

 

Dyshohet se peshqit mund të jenë helmuar ose se ngordhja e tyre ka ardhur si pasojë e gjuetisë së paligjshme me anë të energjisë elektrike nga persona të ndryshëm që operojnë në zonë. Një praktikë e tillë mbetet tepër e rrezikshme për ekosistemin ujor, pasi dëmton jo vetëm peshqit, por edhe gjallesat e tjera të lagunës.

 

Rasti në fjalë ngre shqetësime të mëdha mbi situatën e gjuetisë së paligjshme në zona të caktuara, përfshirë edhe zonat e mbrojtura, ku shpeshherë raportohet se përdoren metoda të ndaluara, si energjia elektrike apo edhe lëndët plasëse. Pavarësisht deklarimeve për kontrolle dhe monitorime të vazhdueshme nga institucionet përgjegjëse, raste të tilla tregojnë se fenomeni vijon të mbetet problematik.

 

Banorët dhe qytetarët që frekuentojnë zonën shprehen të shqetësuar për dëmtimin e mjedisit dhe pasojat që mund të sjellë kjo situatë në biodiversitetin e Lagunës së Nartës, një prej zonave më të rëndësishme natyrore dhe turistike në jug të vendit. Ata kërkojnë më shumë kontrolle dhe masa konkrete për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy