Shehaj: Dosja “Berisha” moment historik pas 1991-it

Shehaj: Dosja “Berisha” moment historik pas 1991-it

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025 lidhur me SPAK janë arrestimet e zyrtarëve të lartë. 

Shehaj thekson se procesi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është një moment historik, ndërsa thotë se të pandehurit janë duke përdorur mediat dhe analistët për të sulmuar drejtësinë. 

“Sa u përket ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2025 të SPAK, ajo që është më e rëndësishme është që një kryetar bashkie hiqet zvarrë dhe çohet në burg. Ka ndodhur edhe me Arben Ahmetajn që është tani në Zvicër dhe me Belinda Ballukun.

Për nga rëndësia ajo që ka ndodhur në 2025 e që ka nisur nga 2024 është ajo që ndodhi me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky është moment historik direkt pas atyre ngjarjeve të vitit 1991. Rreziku më i madh është se të pandehurit e sotëm po përdorin mediat dhe analistët kundër drejtësisë."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy