Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, burri vret gruan dhe i telefonon policisë

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, burri vret gruan dhe i telefonon policisë

Një sherr në çift ka përfunduar tragjikisht për një grua shqiptare në Itali. Një 37-vjeçar shqiptar ka vrarë të shoqen me thikë dhe më pas i ka telefonuar policisë. Ngjarja ka ndodhur në Gradisca d'Isonzo, në shtëpinë ku jetonte çifti.

Ejani, kam vrarë time shoqe”, ka qenë thirrja e tij drejtuar policisë nëpëmjet një telefonate menjëherë pas krimit. Ai i ka pritur në shtëpi karabinierët dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje për t’u larguar.

Agjentët e policisë e kanë gjetur pranë trupit të bashkëshortes 30-vjeçare.

Sipas të dhënave të para që ka siguruar policia, 37-vjeçari shqiptar ishte pa punë prej disa muajsh dhe ishte gruaja ajo që siguronte të ardhurat për familjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 të mëngjesit, ndërsa në shtëpinë e çiftit ishte edhe djali i tyre 8 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy