Institucioni i Vuajtjes së Dënimeve Penale në Peqin, është futur në një situatë kolapsi, për shkak se virusi covid-19 ka prekur disa të dënuar e jo vetëm.
Sipas burimeve, mësohet se ditën e sotme disa të dënuar nga burgu i Peqinit janë transportuar në Spitalin e Burgut në Tiranë, ku do të mbahen nën mbikëqyrje mjekësore për shkak të gjendjes së tyre të rënduar.
Mësohet gjithashtu, se në institucion janë ende persona të infektuar, të cilët ndiqen nga mjeku i burgut.
Deri në mesditën e sotme, tre autoambulanca kanë dalë nga burgu i Peqinit duke transportuar të prekur me Covid-19 drejt kryeqytetit.



