
Ish-ministri i Mbrojtjes, Shaqir Vukaj flet për librin e tij “Nga gjakosja e Shkodrës, tek përgjakja e Shqipërisë”, mbi periudhën politike 1990-1997.
Lidhur me periudhën e zgjedhur për librin, ai tha në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos se ka menduar që ta mbyllë në vitin 1997, kur ka qenë Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e pajtimit kombëtar.
Atë periudhë qëndroja në ministri, madje dhe flija aty, kam mbajtur ditar ditë për ditë për ngjarjet. I jam shmangur konsideratave të mia, kam hedhur fakte, ngjarje, zhvillime, dokumente, takime me ushtarakë, të huaj, vizita si ministër mbrojtje në Bruksel, NATO.
Me Berishën kam pasur marrëdhënie të mira para viteve ‘90-të edhe mbas viteve ’90-të marrëdhënie korrekte dhe dinjitoze, nuk e kam kuptuar pse nuk ka vijuar kështu.
Ndër të tjera kam shkruar për Sali Berishën dhe për mendimin tim, kam pasur shumë respekt për të si mjek dhe njeri. Puna më e mirë që mund të bënte as fitores së PD në '92-in, ishte të ishte tërhequr dhe të vazhdonte si mjek.
Pushteti nxjerr në pah ato që njeriu në momente normale, nuk i nxjerr, nuk i pasqyron.
Unë kam punuar gjatë në vendet e Lindjes, Moskë, Pragë dhe Bullgari. I kam ndjekur zhvillimet në këto vende, në asnjë vend nuk ka ndodhur si në Shqipëri, nuk kanë shkatërruar asgjë.
Në Shqipëri u shkatërrua gjithçka, fabrika, uzina, kanale, vreshta. Nëse opozitat, po marr Hungarinë, erdhi në pushtet apo u përmbys sistemi socialist me të mirë me marrëveshje, tek ne ndodhi krejt ndryshe.
Tek ne gjithçka filloi me të famshmen teori zero, shok terapia etj. E mira do ishte që ai të vazhdonte si mjek në '92-in, si mjek, si profesor i nderuar.



