Avokati Eugen Beci ngriti në studion e “Të Paekspozuarit” një pyetje mbi standardet e SPAK në rastin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Beci tha se për dy dosje të ndryshme, me dëme të ndryshme, ndaj tij janë dhënë dy masa sigurie joproporcionale.

Referuar informacionit zyrtar që Prokuroria e Posaçme ka dhënë, flitet për një konferencë 125 mijë euro dhe për disa të tjera rreth 200 mijë euro.

Publiku do të dijë nga dosja e sterilizimit çfarë ka ndryshuar në pikëpamje të ligjit, të kushteve ligjore. Kemi një masë sigurimi detyrim paraqitje për një dosje rreth 100 milionë euro dhe një arrest me burg për 200 mijë euro. Ilir Beqaj është i njëjti. Brenda llojit të SPAK ka ndryshuar prokurori. Po në lidhje me standardin çfarë ka ndryshuar? Sterilizimi është dosje tjetër.

Kemi dy çështje penale dhe dy masa të ndryshme sigurimi. Dy prokurorë të SPAK pse kanë qëndrime të ndryshme? Pse ka një masë më të lehtë për një dëm më të madh.