
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha sot vendimin e shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Apelit të Shkodrës Hajrie Muçmata.
Gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata u shkarkua, pas rivlerësimit vetëm në kriterin e Pasurisë.
Gjatë seancës dëgjimore, trupa gjykuese e kryesuar nga Firdes Shuli, Alma Faskaj relatore dhe Pamela Qirko anëtare, pati vënë në dukje një sërë problemesh në pasuritë e gjyqtares, përfshi burimin të ligjshme të disa huave dhe me deklarata kontradiktore të bëra për procesin e vetingut.
KPK vuri në dukje se nga analiza financiare rezultonte se gjyqtarja kishte mungesë burimesh të ligjshme në disa vite dhe në total 4.7 milion lekë.
Muçmata vetë nuk ishte e pranishme në sallë gjatë dhënies së vendimit, por u përfaqësua nga avokatja e saj.
Karriera e Hajrie Muçmatajt në sistemin e drejtësisë ka filluar në vitin 1999, si gjyqtare në Gjykatën e Kukësit. Në vitin 2009, ajo u emërua inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërsa në vitin 2016, Znj. Muçmata u dekretua anëtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës nga Presidenti i Republikës.



