Ambasadori Borchard: Tentojmë me çdo formë që të ketë bisedime mes palëve politike në vend (VIDEO)

Ambasadori Borchard: Tentojmë me çdo formë që të ketë bisedime mes palëve politike në vend (VIDEO)

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchard, shprehu sot opinionin e tij lidhur me situatën poltike në vend, duke e konsideruar si të paarsyeshme zgjatjen e krizës politike.

Pas një takimi me studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ambasadori Borchard, deklaroi se po nxit opozitën dhe qeverinë për dialog:  “Po tentojmë në çdo forme që të ketë bisedime. Duam që të gjithë faktorët politikë të marrin pjesë në zgjedhje”, deklaroi ai.

Ambasadori i OSBE thekson se e ka të pamundur që të parashikojë se çfarë do të ndodhë me situatën politike në Shqipëri.

“Është e pamundur për mua që të shikoj të ardhmen se çfarë mund të ndodh në Shqipëri. Të gjitha partitë kanë patur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017”, tha ambasadori i OSBE-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy