Lekli: Keqardhje, gratë durojnë dhunën nga mentaliteti. Ndihma e psikologut nuk shihet ende një kulturë

Lekli: Keqardhje, gratë durojnë dhunën nga mentaliteti. Ndihma e psikologut nuk shihet ende një kulturë

Psikologia Marsela Lekli e ftuar në emisionin ‘Stay Tuned’ në MCN TV ka folur për karrierën e saj, ku u shpreh se në 2-3 vitet e fundit kanë ndryshuar shumë gjëra qoftë kjo nga ana profesionale, apo qëllimet dhe objektivat në jetë.

Ajo tha se atributi i saj në shoqëri, në komunitete të caktuara, me gra, fëmijë, shoqatat e grave, kanë qenë vite intensive pune që krahas kontributit dhe mbështetjes së aktorëve dhe faktorëve të jashtëm ka arritur të bëjë  një punë të madhe.

Leksli ka ndarë dhe eksperiencën e saj si psikologe në qytetin e vogël të Pukës dhe Fushë Arrëzit ku u shpreh se mungonin denoncimet edhe pse kishte gra të dhunuara dhe kjo për shkak të mentalitetit.

Në Pukë dhe Fushë Arrëz ku kam jetuar për pak kohë pash njerëz të afrueshëm, me halle dhe unë si koordinatore vendore e asaj zone që isha u mundova të jepja më të mirën e mundshme dhe shpresoj të jem suport dhe më pas me ta. Profesioni im është human në radhë të parë pavarësisht pozicionit tim dhe humanizmi, qoftë dhe një fjalë ndihmon një familje, një femër, një komunitet. E kam thënë dhe herë të tjera sado që ne japim kontributin apo ndihmën psikologjike, duhet të jetë të paktën minimalisht komuniteti apo një grua e dhunuar që të kërkoj ndihmën e një psikologu, por po shohim se akoma nuk është kthyer në një kulturë.

Në vijim ajo shtoi se dhe sot që flasim kryeqyteti edhe pse i madh akoma se ka thyer atë tabunë ikjen te një psikolog për arsye të ndryshme jo vetëm për dhunën.

Nuk është vetëm dhuna, janë probleme të ndryshme, por akoma nuk e kanë thyer atë tabunë që ikja te psikologu mund të të zgjidhi shumë halle. Nuk është se psikologu do bëjë mrekulli, por një këshillim normalisht që ka shpëtuar shumë çifte, shumë fëmijë, shumë jetë. Ikja te psikologu ka benefitet e veta, por për zona të caktuara siç janë qytetet e vogla puna është më e vështirë sepse mentaliteti akoma ekziston, akoma nuk janë në kulturën që të shkojnë te psikologu se e kanë të nevojshme, e kanë akoma tabu.

Psikologia tha se kjo është për të dëshiruar sepse kushtet janë krijuar, sepse përveç administratave tani dhe nëpër qendra shëndetësore është hapur zyra e një psikologu që është pa pagesë dhe mund të ofrojë këshillim, por sa janë ata të gatshëm të shkojnë.

Kjo është lufta që ne po bëjmë sot, që vajtja te psikologu shpëton jetë, por një pjesë e madhe e marrin akoma si me tallje që unë nuk jam i çmendur të shkoj te psikologu. Psikologu s’ka kompetenca të të japë ilaçe, por këshilla. Sot që ne flasim janë ofruar shumë shërbime për ndihmën e psikologut, por ngelet në dorën e komunitetit pastaj se sa e pranojnë këtë. Nga Puka më ngeli në mendje se dhuna ekzistonte, por kishte shumë pak denoncime për to. Ato gra duhet të ngrenë zërin, kryeqytetin është pak më ndryshe si vend i madh, por në ato vende duke qenë se njihen dhe janë shumë pak stepen nga mentaliteti, femra në ato zona ishte e detyruar, nënshtruar të duronte dhunën, diskriminimin, përuljen dhe kjo për faktin e mentalitetit që e paragjykon, kjo është për të ardhur keq. Ne nuk ja ndryshojmë dot mentalitetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy