Zjarri në Karaburun, Peleshi: Në rast nevoje do të shtohen trupat nga ajri e toka

Zjarri në Karaburun, Peleshi: Në rast nevoje do të shtohen trupat nga ajri e toka

Temperaturat e larta në vendin tonë, vijojnë të mbajnë aktive disa vatra zjarri. Gadishulli i Karaburunit mbetet vatër serioze zjarri. Situatë kritike paraqitet edhe në fshatit Palokastër në Gjirokastër.

Edhe në 2 në fshatra të Bashkisë së Memaliaj, raportohet se janë djegur rreth 50 hektarë me shkurre e pyje, ndërsa në Divjakë janë djegur 4 hektarë pyje.

Lidhur me këtë situatë krijuar nga zjarret në Karaburun ka reaguar Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Teksa publikon një video të aksionit të ushtrisë në Facebook, ministri Peleshi shkruan se mbi zonën e Karaburunit janë hedhur mbi 300 mijë litra ujë për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri.

Mbi 300 mijë litra ujë janë hedhur mbi zonën e Karaburunit për të neutralizuar vatra të ndryshme zjarri. Operacionet e Forcave të Armatosura do të vazhdojnë me intensitet për të eliminuar plotësisht çdo vatër. Temperaturat e larta, relievi dhe era e bëjnë akoma më kompleks operacionin. Ndërkohe janë marrë të gjitha masat që ne rast nevoje të shtohen trupat dhe mjetet nga ajri dhe toka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy