
Pse nuk ngrihet droni mbi Malin e Tomorrit?. Kjo është ndër pyetjet që ka nisur në këtë fillimvit të ngrejë teori nga më të ndryshmet.
Në përgjigjen e një inxhinieri elektrik, një gjë e tillë është e pamundur.

Në një komunikim për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Dulevic, rrezon arsyet se pse një gjë e tillë nuk qëndron as në teori as në praktikë pa mbajtur një evidencë faktike.
Intensiteti ajror, sipas tij, është ndër arsyet që nuk i le helikat të ngrejë një dron pezull në ajër.
E para po e marrim si te mirëqenë që janë bërë testime dhe nuk ka evidencë që dronët nuk ngrihen, por përderisa nuk ka pamje qoftë dhe nga gazetari Fevziu që mund të jetë tentuar të ngrisë dronin dhe ai nuk është ngritur.
Pra nuk kemi një evidencë faktike që droni nuk ngrihet janë hedhur disa hipoteza sikur fusha elektromagnetike është shumë e madhe, në fakt nuk është e vërtete.
Në fakt kjo nuk është e vërtetë, sepse po qese fusha elektromagnetike të ishte aq e lartë në ato përmasa të mëdha, edhe ai që është duke filmuar nuk do të mund ta realizonte sepse pajisjet elektronike, siç janë telefonat, do të bllokoheshin.
Arsyeja që unë mendoj është pikërisht intensiteti ajror që mund të jetë ndër arsyet, pra, në momentin kur nuk ka shumë ajër, helikat e dronit e kanë të vështirë të ngrejë dornin pezull në ajër dhe për këtë arsye droni mund të mos ngrihet.
Por duhet të behet provë faktike në atë pjese ku thotë Fevzuiu nëse do ngrihet apo jo, pastaj të tjera janë hipotezë apo fantazi të njerëzve që kanë qenë nga më të ndryshme.



