Gazetari Xhevair Zhabina, për takimin e një dite më parë të kreut të SPAK, Altin Dumani me gazetarët, tha se ishte një takim 60 minutësh dhe se ky është standardi i kreut të SPAK, ku kanë qenë takime periodike mujore, por kishte gati gjashtë muaj që nuk bëheshin takime të tilla.
Dumani ishte më i kujdesshëm në përzgjedhjen e fjalëve të tij për çështje të cilat gazetarët kishin interes, apo për të mos dhënë detaje për hetimin e çështjeve konkrete.
Janë çështje me interes dhe çfarëdo që të deklaroi kreu i SPAK do prodhojë interes.
Ai është pyetur fillimisht për përplasjet që ka pasur SPAK me GJKKO për çështjen e inceneratorit, ku gjykatësi i hetimit paraprak, Dhimitër Lara, shtoi për Namik Simirxhiun, veprën penale grup të strukturuar kriminal.
Se nëse do ishte kështu do kishte një akuzë të re për personat e përfshirë në inceneratorin e Tiranës.
Ka qenë përplasje mes gjyqtarit dhe SPAK, se SPAK i qëndron akuzës së shpërdorimit të detyrës.
Për këtë çështje Duami kishte këndvështrimin e tij, dhe thotë se gjyqtari i hetimit paraprak nuk mund të ngrejë akuzë.
Gjyqtari i hetimit paraprak ka informacion mbi atë që ndodh me dosjen, se prokurori shkon dhe i jep informacion për hetimet.
Por Dhimitër Lara ka mbi 20 vite karrierë në drejtësi dhe nga leximi që i ka bërë dosje, i dalin elementë të veprës penale.
Por shkruajtja në diapozitiv e ndryshimit të akuzës, ka hapur debatin e madh.
Nëse ndryshon akuza, e para gjë, ndryshon se nëse të vendoset ky nen, automatikisht ke plus 5 vite burg.
Zgjerohet edhe rrethi se Namik Simirxhiu nuk ka vepruar i vetëm në organizatën kriminale dhe ky është debati më i madh që ka hapur kjo vendimmarrje.
Duke folur për MCN Live, tha se duket se ka një lloj përplasje mes prokurorisë dhe gjykatës për çështjet e korrupsionit dhe sipas tij duhet një vendimmarrje nga një gjykatë më e lartë, që mund të jetë Gjykata e Lartë.
Në vijim shtoi se për Arben Ahmetaj nuk kishte lajm, dhe se Dumani tha që SPAK i ka bërë kërkesat sipas ligjit dhe nëse do të ketë zhvillime të reja, do i përcillet shkresë ministrisë së Drejtësisë e cila më tej do ua përcjellë autoriteteve zvicerane, atje ku qëndron Ahmetaj.
Sipas tij edhe në rastin e Arben Ahmetaj, kreu i SPAK u tregua procedurial.

Për “21 Janarin” Zhabina deklaroi se afatet janë të njëjta si për çdo vepër penale dhe se duke pasur parasysh se çfarë ka ndodhur me hetimet e SPAK, që janë dashur 2-3 vite për hetimet, do i duhet po kaq për këtë çështje e cila është hetuar një herë dhe do kërkohen prova dhe dëshmi që do merren, pasi nuk është nga çështjet e lehta, edhe pse shtoi se asokohe u mbyll me vendimin e Gjykatës së Apelit për 2-3 vite.
Për çështjen Meta-Kryemadhi, Dumani nuk dha asnjë detaj. Meta po bën politikë. Në momentin që një prokuror do reagonte për deklaratat politike, kjo do të ishte në favor të zotit Meta.
Në rastin e zotit Meta dhe zonjës Kryemadhi, jemi në fund të afatit hetimor. Kam përshtypjen se kjo çështje mund të zgjidhet nga vjeshta, në mos më shpejtë.
Edhe te pasuria shkon, se është në të paktat raste kur një person që pyetet në SPAK, jep detaje, siç bëri zoti Meta.
Hetimi duket se shkon dhe te pasuria, për shkak të asaj që ka thënë zoti Meta.
Ndër të tjera shtoi se në Dubai ndodhen rreth 30-40 persona që i kanë ikur drejtësisë dhe se ndoshta numri mund të jetë më shumë.



