MCN TV ka siguruar fotografi nga takimi i zhvilluar në Aruba, pjesë e një hetimi të autoriteteve belge, spanjolle dhe holandeze mbi aktivitetet e grupeve kriminale shqiptare të dyshuara për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
Sipas dokumenteve të publikuara, në fokus të hetimit ndodhen edhe politikanë dhe zyrtarë shqiptarë, të cilët dyshohet se kanë favorizuar grupet kriminale duke mundësuar ndryshimin e statusit të zonave të mbrojtura dhe hapësirave të gjelbra, si dhe duke dhënë leje ndërtimi në zona ku ligji nuk e lejonte zhvillimin urban.
Teksti poshtë fotografive thotë se “Nga autoritetet e Spanjës janë paraqitur të dhëna në lidhje me personat nën hetim Artur Shehu, Adrian Rama, Erjon Rama, Elton Memeti për shkallën e pjesëmarrjes së tyre në takime të ndryshme të konstatuara gjatë hetimit.”
Më tej, përmenden takime të zhvilluara në Aruba dhe Monako, të cilat sipas autoriteteve lidhen me një operacion të dyshuar të trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të të ardhurave të përfituara nga aktivitetet kriminale.



