U vra me armë gjatë fushatës elektorale, mbahet sot funerali i ish-kryeminstrit të Japonisë

U vra me armë gjatë fushatës elektorale, mbahet sot funerali i ish-kryeminstrit të Japonisë

Zëvendës presidentja e SHBA, Kamala Harris, kryeministri indian, Narendra Modi dhe sekretari i jashtëm britanik, James Cleverly, janë në mesin e personaliteteve të huaja që do të mbërrijnë në Japoni për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për ish-kryeministrin e vrarë, Shinzo Abe.

Sipas CNN, janë e rreth 700 personave që marrin pjesë, duke përfshirë 50 ish-udhëheqës dhe aktualë, që do të jenë sot në Tokio, tre muaj pasi Abe u qëllua për vdekje gjatë një fjalimi në fushatë.

I dyshuari për të shtënat e Abe më 8 korrik, Tetsuya Yamagami u ka thënë hetuesve se ai kishte në shënjestër politikanin për shkak të lidhjeve të tij me kishën, anëtarët e së cilës njihen zakonisht si Moonies.

Zyra e kryeministrit Fumio Kishida ka postuar në Twitter foto të takimeve të tij nga dje dhe mëngjesin e sotëm. Ai do të takohet sot me mbi 40 krerët e shtetit.

Perveç zëvendëspresidenten e SHBA Kamala Harris, kryeministrin e Indisë Narendra Modi, do të jetë kryeministri i Singaporit, kryeministri australian Anthony Albanese, presidenti vietnamez, kryeministri e Koresë së Jugut dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy