Benet Beci nën hetim? Rusta: Ende s’ka masë sigurie nga SPAK (VIDEO)

Benet Beci nën hetim? Rusta: Ende s’ka masë sigurie nga SPAK (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije se deri më tani nuk ka asnjë masë sigurie nga SPAK ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci.

Rusta tha se SPAK nuk ka konfirmuar ende nëse Beci është një person nën hetim.  

Benet Beci ka mohuar zërat për dorëheqje si kryebashkiak i Shkodrës. Nga verifikimet e MCN Live rezulton se deri në këto momente s’ka asnjë masë sigurie ndaj Becit, qoftë arrest, detyrim paraqitje, apo detyrim për të ushtrojë një funksion publik, që mund ta detyrojë të japë dorëheqjen. Z. Beci dy ditë më parë ai ishte i pranishëm në SPAK, diku rreth orës 13:00. U pyet nga media përse ishte i pranishëm në SPAK, nuk dha një koment. Kemi mundur të mësojmë se z.Beci është thirrur dy ditë më parë si person në dijeni në rrethanat e hetimit, kur ka qenë funksionar publik, bëhet fjalë për dy poste në Korporatën Elektro-Energjitike Shqiptare dhe drejtues në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. I kemi dorëzuar SPAK-ut një kërkesë për informacion, por deri në këto momente s’kemi mundur të mësojmë nëse është një person në hetim”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy