Situata e minorenëve shqiptarë që zbarkojnë papushim në brigjet italiane është kthyer prej kohësh në problem madhor, por orët e fundit situata po trajtohet edhe nga parlamenti italian. Deputeti i PD-së atje Tiziano Arlotti kërkoi interpelancë me Minstrin e Brendshëm italian Angelino Alfano, që të jepte sqarime në lidhje me këtë fenomen.



