Aktivitet Politik Kundër Regjimit të Iranit nga Territori i Shqipërisë, Organizim të Protestave si dhe Sulme Kibernetike ndaj Agjencive Zyrtare të Iranit janë disa nga indicet e SPAK që çuan në një mandat kontrolli në Kampin Ashraf 3 në Manzë. FactCheck ka mundur të mësoj se hetimet mbi 8 muaj të prokurorit Vladimir Mara kanë mundur të identifikojnë se sulmet vinin nga disa godina të MEK në zonën e Manzës. Për këtë ai ka kërkuar në gjykatë një mandat kontrolli dhe ajo që ka zbuluar ishte një sistem i mirëorganizuar kompjuterik me mbi 200 kompjuterë, servera, laptop, pajisje elektronike dhe hard disqe. Teksa ora shënonte 8:30 e mëngjesit të së martës më 20 Qershor, policia nisi të rrethonte kampin. Në 9:35 ata ndërhynë me një mandat kontrolli dhe vendim gjykate, por situate u tensionua deri në përplasje fizike dhe kundërshti me forcë të kontrollit. Këto janë pamjet se si pas ndërhyrjes së policisë, anëtarët e kampit MEK nisën të digjnin prova materiale të cilët ata e dinë që i përkasin një aktiviteti të paligjshëm të tyre. Pamjet janë filmuar me dron nga policia e shtetit, e pas këtyre momenteve ata nisën dhe rezistencën fizike duke penguar fillimisht kontrollet e policisë e më pas edhe goditjet fizike. Nga kjo përplasje e tyre me forcat e rendit, patrullat shqiponja, FNSH dhe RENEA mbetën të lënduar 15 efektiv policie jashtë rrezikut për jetë dhe mbi 25 anëtar të MEK. Por ku i gjetën anëtarët e MEK pajisjet elektronike të komunikimit? FactCheck mëson se ato janë blerë në disa prej kompanive që operojnë në Shqipëri kryesisht ato të tregtimit të kompjuterave të përdorur por po ashtu dhe ato të licensuarat kompjutera të rinj. Për kundërshtim të forcave të policisë dhe vendimit të gjykatës, në procedim penal në gjendje të lirë janë vendosur edhe 6 anëtarë rezident në kampin Ashfraf 3. Ata janë: H.N., 73 vjeç; M.B., 72 vjeç; A.A., 72 vjeç; B.S., 63 vjeç; A.A., 61 vjeç dhe D.F., 70 vjeç. Po procedohen penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.



