Gomonia me 1550 kg drogë, Policia e Shtetit jep detajet e operacionit

Gomonia me 1550 kg drogë, Policia e Shtetit jep detajet e operacionit

Policia e Shtetit ka dhënë informacion mbi operacionin e drogës që çoi në sekuestrimin e një gomoneje me një sasi të madhe marijuana, që po trafikohej drejt Italisë. Siç bën të ditur policia, operacioni antidrogë i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe GdF Italiane është zhvilluar gjatë natës. Pas 7 orë ndjekie nga Policia Kufitare dhe GdF, nga Kepi i Rodonit deri në Mola da Bari Itali u kap dhe u bllokua një gomone me 1550 kg lëndë narkotike kanabis sativa, si dhe një armë zjarri pistoletë.

“Në dt.25.11.2016, rreth orës 20.00 shërbimet e Policisë Kufitare dhe Migracionit zbuluan një mjet lundrues në zonën e Ishmit. Policia Kufitare është vënë në ndjekje të gomones në zonën e Ishmit - Kepi i Rodonit dhe mjenjëherë ka kërkuar ndihmën e GdF. Policia Kufitare ka bashkëpunuar dhe koordinuar me Guardia di Finanza dhe si rezultat i këtij operacioni të përbashkët, në orën 03.00, dt. 26.11.2016 u bë e mundur kapja e gomones në Mola da Bari - Itali. Në bordin e saj u gjendën 1550 kg lëndē narkotike e llojit Canabis sativa, si dhe 1 armë zjarri Pistoletë. Si dhe u arrestuan 3 shtetas shqiptarë të cilët drejtonin mjetin lundrues, konkretisht: A.Gj, 34 vjeç; K.M, 26 vjeç; G.Xh, 42 vjeç. Gomonia ishte 9,5 m e gjatë me dy motorë x 350 kf. Në lidhje me këtë rast Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit ka shkëmbyer në kohë reale informacion me autoritetet policore Italiane. Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Fier po ndjekin hetimin me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Nga strukturat e Policisë së Shtetit vijon puna në bashkëpunim të ngushtë me misionin policor Italian Interforca për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti trafiku të lëndës narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy