
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos si kreu i ri i SPAK.
Rama i uron Brahos punë të mbarë në marrjen e detyrës si drejtues i Prokurorisë së Posaçme dhe thekson se SPAK do të ketë mbështetjen e palëkundur për të përmbushur misionin e vet në mënyrë të pavarur dhe në kushte optimale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka përgëzuar gjithashtu edhe Altin Dumanin për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut gjatë tre viteve të drejtimit të tij.
Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij.
SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.
Drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), u zgjodh sot Klodian Braho, i cili mori 7 vota. Braho u zgjodh mes 4 kandidatëve dhe do të ketë një mandat trevjeçar, duke zëvendësuar në këtë pozicion Altin Dumanin.



