"Zvërneci, çështje private", Berisha:. Sazanin e kam ofruar dhe unë, nuk kam kundërshtime nëse bëhet. Rama po e përdor për influencë

"Zvërneci, çështje private", Berisha:. Sazanin e kam ofruar dhe unë, nuk kam kundërshtime nëse bëhet. Rama po e përdor për influencë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se për mediat jashtë dyerve të Kuvendit se Sazanin e ka ofruar për zhvillim edhe qeveria e tij. 

 

Ai tha se nuk ka kundërshtime për projektin, por shtoi se Rama është përpjekur ta përdorë këtë projekt. 

 

Zverneci është çështje private. Nuk di të jetë dhënë tokë publike aty. 

 

Sazanin edhe qeveria ime e ka ofruar. Kur kemi bërë vlerësimin ka qenë ishull aspak i lakmueshëm. E ofroi Nano para meje, e ofrova unë. Ra kriza. Ia ofrova mikut të shquar, Berlusconi. E pranoi dhe bëri projektin, erdhi kriza financiare. Nuk është i lehtë për t’u zhvilluar. Tani fondet janë të mëdha se janë 2 miliard euro të Fondit Sovran Arab. Nëse bëhet nuk kam kundërshtime. Sazanin e ka ofruar Nano, Berisha dhe janë bërë projektet nga Berlusconi. E ofroi Rama, ky gjeti Kushner i cili erdhi me fond shumë të madh, por çfarë bëri, nëse marrëveshja ishte që ta firmoste para zgjedhjes së Trump. Ky mashtroi. Nuk e firmosi para zgjedhjes së Trump. U përpoq deri në fund ta përdorte atë, qoftë dhe për një foto. Tha të paktën dhe një foto me Lindën. Nga kjo nuk ka gjë në botë që t’i japi kapital Ramës. Rama ishte mirë, kur ishte Maduro në pushte. Maduro iku tani. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy