Kosova voton sërish/ Ramabaja: Maturimi politik i qytetarëve, më në nivel se ai i politikanëve

Kosova voton sërish/ Ramabaja: Maturimi politik i qytetarëve, më në nivel se ai i politikanëve

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare më 28 dhjetor. 

Sadri Ramabaja, drejtor i Institutit për Gjeopolitikë, tha në një intervistë për MCN TV se kjo datë do të jetë një festë e demokracisë. Ai tha se përballja sërish në garë elektorale tregon se maturimi politik i qytetarëve të Kosovës është në një nivel më të lartë se ai i politikanëve. 

 

Këta muaj përplasjesh shpërfaqën demokracinë e brishtë të shtetit të dytë shqiptar në Ballkan dhe një lloj përballjeje të qeverisë në detyrë. 

Besoj se kjo përballje do të dëshmojë edhe njëherë se maturimi politik i qytetarëve të Kosovës është më në nivel se ai i politikanëve. Prandaj 28 nëntori do të krijojë predispozitat të ecë përpara republika dhe kombi në tërësi. 

Unë besoj që do të fitojnë qytetarë dhe diferencën do ta bëjnë ata që më pak i nënshtrohen politikave të klientelizmit dhe patrimonalizmit. Pikërisht përzgjedhja e 28 dhjetorit si datë e zgjedhjeve do t’i krijojë mundësi një kampusi të veçantë të qytetarëve të Kosovës, të pandikuar, të bëjnë ndryshimin. 

Mendoj se do të jetë ditë festive që do t’u prijë festave të fundvitit dhe do të hyjë në histori si festë e demokracisë së re shqiptare.   

 

Ramabaja tha se ngërçi politik, i cili është bërë shkak për mosmiratimin e buxhetit në Parlament, nuk rrezikon bllokim të institucioneve. 

 

Në paralizim institucional nuk shkohet sepse ka mekanizma dhe rrugë. Por disa agjenci dhe institucione si radiotelevizioni publik etj. do të kenë vështirësi të natyrës financiare. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy