Rama kërkon hetim për 21 Janarin, Ferhati: E përdor për diskurs politik, SPAK e ka dhënë përgjigjen

Rama kërkon hetim për 21 Janarin, Ferhati: E përdor për diskurs politik, SPAK e ka dhënë përgjigjen

Gazetari Eni Ferhati i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozaurit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me kërkesën e kryeministrit Rama për të hetuar 21 Janarin. Ai tha se kjo nuk është gjë tjetër përveçse një diskurs politik e cila sipas tij përdoret ndoshta për të humbur vëmendjen nga disa çështje të tjera.

Çështja e 21 janarit nuk është hera e parë që përdoret në diskursin politik dhe këtë herë ka marrë spunto nga një vendim i gjykatës së të drejtave të njeriut të Strasburgut për Aleks Nikën që është një nga vrasjet ende të pazbardhura ku gjykata shprehet se hetimet duhet të vazhdojnë. Ka folur dhe për pjesën e kryeministrisë ku ka pasur tentativa për zhdukjen e provave.

Unë diskursin e kryeministrit e shoh për konsum politik sepse duke kërkuar nga SPAK të hapet 21 janari një përgjigje maxhoranca e ka marrë. Familjarët e Aleks Nikës ju drejtuan me një kallëzim SPAK për të rihapur ku në materialin e Hoxhës dëgjoheshin gjatë demonstratës dhe SPAK thotë se nuk mund ta hetojmë kur kanë kaluar 12 vite nga kalimi i ngjarjes. Për këtë arsye më duket se përveç një diskursi politik për të shmangur vëmendjen nga çështjet e tjera sepse SPAK e ka dhënë një përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy