Kuvendi, bashkëpunim me UT, Meta: Cilësia e përfaqësimit duhet rritur

Kuvendi, bashkëpunim me UT, Meta: Cilësia e përfaqësimit duhet rritur

Kuvendi i Shqipërisë dhe Universiteti i Tiranës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi paraditen e sotme. Memorandumi, i cili ka si qëllim promovimin e kërkimit shkencor, u firmoas nga kryetari Meta dhe rektori i UT, Mynyr Koni.  

Meta u shpreh se dyert e Kuvendit do të jenë të hapura për studentët që duan të bëjnë praktikën në institucionin ligjvënës.  

Kreu i Kuvendit theksoi se bashkëpunimi me UT nuk është i ri, pasi ai vijon prej kohësh, sidomos në asistencën që akademikët kanë dhënë në reformën në drejtësi.

Meta gjeti rastin të bëjë thirrje për përmirësimin e cilësisë së përfaqësimit.  

“Kuvendi ynë lë për të dëshiruar përsa i takon cilësisë së përfaqësimit të drejtpërdrejtë. Do të dëshiroja që të gjitha forcat politike në zgjedhet e vitit 2017 të gjejnë mundësitë të përfaqësohen me akademikë e pedagogë, që fuqia e mendimit të mos vijë pëtrmes ekspertizës, por edhe përmes një pjesëmarrjeje më aktive në vendimmarrje. Kuvendi ka nevojë për këtë gjë. Vendi ka nevojë për përfaqësim cilësor”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy