Në pamje të parë dukej si një aksident rrugor, por ka rezultuar vrasje e dyfishtë ajo që përfshiu dy të rinj shqiptarë mbrëmjen e së enjtes në Conegrate, Itali.
Makina e përmbysur e tyre është gjetur në anë të rrugës duke i bërë njerëzit të mendojnë fillimisht për një aksident, por vrimat e plumbave që ka gjetur policia e kanë çuar ngjarjen menjëherë në pistë tjetër. Viktimat janë Agron dhe Alban Lleshaj, 27 dhe 24 vjeç, banues në Parabiago.
Njëri prej tyre është gjetur i vdekur në vendin e shoferit, ndërsa tjetri po ashtu i shtrirë përtokë jashtë saj.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes pak para orës 23:00, në lagjen “Val Verde”.
Sipas hetimeve të policisë, makina udhëtonte me shpejtësi drejt Firences. Ajo është kthyer krej papritur në rrugën Ancona, duke u përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës.
Trupi i drejtuesit të mjetit është gjetur i përshkuar nga plumbat, të qëlluar para, por ndoshta edhe pas aksidentit.
Hetuesit në vendin e ngjarjes thanë se pista kryesore është larja e hesapeve.
Zhurma e aksidentit është dëgjuar edhe nga banorët e zonës, të cilët kanë dalë në rrugë e më pas kanë lajmëruar policinë.



