
Teksa jemi në ditët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, gara elektorale për zgjedhjet në Bashkinë e Lushnjës, po bëhet edhe më e fortë.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë për edicionin e lajmeve në MCN TV, z. Indrit Sefa, kandidat i PD për Lushnjën, tha se me fitoren e tij, demokratët do të marrin rezultat histori në këtë bashki duke shpëtuar nga zgjedha pesëvjeçare e socialistëve.
Me këtë fitore, demokratët do të marrin rezultat historik në Lushnje, do ja kthejmë bashkinë demokratëve. Lushnja do të ndryshojë faqe dhe çdo pjesë e administratës së saj do te jetë e çliruar njëherë e mirë nga e kaluara 5vjecare duke i dhënë frymarrje gjithë qytetarëve dhe administratës të cilët ishin në një pushtim nga socialistët.
Para nisjes së fushatës elektorale, kandidati Sefa tha se i ka bërë thirrje rivalëve partiak nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” dhe i PS-së, përkatësisht Elton Banos dhe Erisleda Sefës, për një debat të hapur publik.
Sipas Sefës, duke mos u përgjigjur një thirrje për debat, ata kanë treguar që po bëjnë fushatë politike për hallet e dikujt tjetër, e jo për lushnjarët.
Nuk mora asnjë përgjigje pozitive kur i ftova për debat, poashtu as në një debat të organizuar nga organizata ndërkombëtare ata refuzuan të vinin në mënyrë të pashpjegueshme, unë mendoj se këto janë për problematikat e qytetarëve dhe duhet ti dëgjojnë e jo të largohen. Unë jam i hapur për çdo debat të kandidatëve, dhe të ofrojmë zgjidhje për ta, është dëshpëruese që kandidatët zgjedhin mos tu përgjigjen zgjedhësve të tyre por bëjnë fushatë politike që nuk janë për hallet e lushnjarëve por për hallet e dikujt tjetër.



